Shifra shqetësuese në Kosovë, 18 të vdekur dhe 1.891 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se sot 18 persona ndërruan jetë kurse u regjistruan 1.891 raste të reja nga 13,120 testime të kryera. Në 24 orët e fundit jnaë shëruar 1,283 pacientë, kurse numri i rasteve active është 25,797, transmeton Portalb.mk.

Prishtina prin me numrin më të lartë të të infektuarve në 24 orët e fundit, me 396 raste.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 381 persona të grupmoshës 30-39 vjeç janë infektuar në 24 orëshin paraprak, 353 të moshës 40-49 vjeç dhe 328 të grupmoshës 20-29 vjeç.

Ndërsa, sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë aplikuar 15.967 doza. Kurse në total, Kosova ka aplikuar 794.812 doza, ku 267.979 persona janë vaksinuar plotësisht me të dy dozat e vaksinës

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button