Prej sot fillon vaksinimi në sallën e vogël Boris Trajkovski në Shkup

Ministria e Shëndetësisë njofton se prej sot fillon vaksinimi në sallën e vogël A1 Boris Trajkovski në Shkup. Qytetarët që duan të vaksinohen mund ta bëjnë këtë pa termin. Vaksinimi dhe rivaksinimi vazhdon të bëhet në poliklinikat e tjera në Shkup, si dhe në pikat e tjera të vaksinimit në të gjithë vendin, transmeton Portalb.mk.

Vaksinimi vaksinimi zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë vendin, kurse në zhvillim e sipër është edhe vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në vend dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 695.525 qytetarë. Dozën e parë e vaksinës dje e kanë marrë 9,123 qytetarë, ndërsa u vaksinuan gjithsej 13.303 qytetarë. Në vend janë vaksinuar gjithsej 1.207.515 doza vaksinash, ndërsa 511.989 qytetar janë rivaksinuar.

Sipas shifrave të fundit, 70% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine, 69% e popullsisë mbi 65 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine, 65% e popullsia mbi 60 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë vaksine dhe 56% e popullsisë mbi moshën 50 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Qytetarët vaksinohen pa termin, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Procesi i vaksinimit në terren zhvillohet në territorin e të gjithë vendit, me rotacion të ekipeve mjekësore në secilin fshat, vendbanim rural, lagje. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

“Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon një formë të rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe vdekjes”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Përndryshe, dje në Maqedoni ishin regjistruar gjithsej 1.166 raste të reja nga 6.458 të testuar, 232 pacientë janë shëruar, ndërkaq 29 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 171.576, të shëruarve 153.148, të vdekurve 5.755, ndërkaq për momentin ka 12.673 raste aktive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button