Vetëvendosje në Besjanë: Emancipimi vjen përmes angazhimit

Në një tubim në Besianë të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! u prezantuan anëtarësimet e reja që shumica prej tyre janë vajza. Nënkryetarja e Lëvizjes Aida Dërguti foli për rëndësinë e gruas në çështjet publike duke thënë se emancipimi vjen përmes angazhimit.

“Ne nuk kemi forum të gruas e as të të rinjve, për shkak se problemet në Kosovë janë të përbashkëta dhe duhet t’i zgjidhim bashkërisht. Ne kemi vetëm sekretariat të Gruas Aktiviste, sekretariat ky që angazhohet për promovimin e barazisë mes burrave dhe grave brenda Lëvizjes Vetëvendosje!”, tha Dërguti.

Në tubim foli edhe kryetari i qendrës së Besianës së Lëvizjes Vetëvendosje! Ali Lahu duke treguar se angazhimi i aktivistes në Besianë, ”ka qenë krah për krah me aktivistët meshkuj dhe ka dhënë kontribut të çmuar në secilin proces nëpër të cilin kemi kaluar”.

Ndërkaq aktivistja e VV-së Alexandra Channer ka folur për rëndësinë e organizmit të përgjithshëm. “Gjysma e popullatës janë vajza dhe gra. Ato nuk trajtohen njëjtë si burrat. Janë më pak të punësuara, më pak të arsimuara, më shumë analfabete. Sistematikisht, gratë dhe vajzat janë përjashtuar nga mundësia e të qenit qytetare aktive. Kjo ndryshon me angazhim të përditshëm, në aksione, protesta e aktivitete të ndryshmi. Këtë po mundohet ta bëj ditë për ditë Lëvizja Vetëvendosje!”, ka thënë ajo.

Dje në Vushtrri, Lëvizja Vetëvendosje, po ashtu prezantoi dhjetëra vajza dhe gra të anëtarësuar së fundmi në këtë lëvizje./Bota Sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button