Egjipt: Gjyqtari tërhiqet nga procesi kundër Mubarakut

Gjyqtari kryesues në procesin kundër ish presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak, është tërhequr nga rasti.

Gjyqtari Mustafa Hassan Abdullah, e ka bartur procesin në një gjykatë tjetër.

Ai tha se nuk ndjehej mirë në rishqyrtimin e rastit.

Mubaraku ishte dënuar me burgim të përjetshëm vitin e kaluar, lidhur me vrasjen e qindra protestuesve gjatë protestave të vitit 2001, të cilat ndikuan që ai të tërhiqej nga pushteti shumëvjeçar.

Në muajin Janar të këtij viti, një gjykatë ka urdhëruar rigjykim, pasi ishte pranuar ankesa e Mubarakut kundër dënimit me burgim të përjetshëm. Me këtë rast ishin theksuar dështime procedurale.

Mubaraku, që në muajin Maj i mbush 85 vjet, disa herë ka pasur probleme të rënda shëndetësore.

Aktualisht ai po trajtohet në një spital ushtarak në kryeqytetin Kajro./Bota Sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button