Go Green: I nevojshëm eko-aktivizmi digjital rinor

“Për të pasur një rini aktive, patjetër që duhet të ketë projekte të cilat do t’i aktivizojnë të rinjtë dhe do t’i kyçin ata të procesin e vendimmarrjes”, thotë për Portalb.mk, Arta Qerimi, asistente projekti për “Eko-aktivizmin digjital rinor”, nga shoqata për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit “Go Green”- Shkup.

Projekti ‘Eko-aktivizmi digjital rinor’ është i mbështetur nga Fondacioni Heinrik Ball në Sarajevë dhe synon të përfshijë të rinjtë në prag të zgjedhjeve lokale për të paraqitur propozime për një komunë të gjelbër. Ato propozime do t’i prezantojmë më vonë te kandidatët për kryetarë të komunave të Kisella Vodës, Aerodromit, Çairit dhe Karposhit në Shkup, si dhe komunave të Kumanovës dhe Prilepit. Të rinjtë përmes një pyetësori, që tashmë është aktiv nëpër rrjete sociale mund të japin propozime dhe ide kreative për një komunë të gjelbër.

Ka disa komponentë që duhet të merren parasysh në mënyrë që një komunë të jetë e gjelbër dhe kjo është infrastruktura – që të mos përdoren shumë veturat, por, transportet e tjera publike.

“Sepse të rinjtë janë ata të cilët do të ballafaqohen me dëmet nga moskujdesi për mjedisin. Njëkohësisht ata janë edhe ata të cilët do të kenë dobi nga vetëdija për mjedisin.” tha Faton Qerimi eko-aktivist nga Komuna e Çairit

Kemi vënë re që shumica e të rinjve kërkojnë dhe japin si ide që të kenë parqe. Atyre u mungojnë padyshim zona rekreative ku ata do të mund të relaksohen. Ata gjithashtu japin propozime për shtigje të biçikletave, sepse në Shkup, si një nga qytetet më të mëdha, ka shtigje biçikletash, por vetëm në ato rrugë më të gjëra. Rrugët e tjera më të ngushta, nuk kanë shtigje biçikletash dhe këtu të rinjtë përballen me problemin e automjeteve të parkuara në trotuare që i pengon ata të lëvizin lirshëm dhe të sigurtë.

“Të rinjte janë ata që i shohin kudo shembujt e mirë dhe jo të mire.” Do të beja thirrje në emër të shëndetit tonë dhe më të dashurve, sepse të gjithë e dijmë çka do të thotë eko komunë dhe përfitimet e saja” thotë Anila Murati, eko-aktiviste nga Komuna e Çairit.

Kandidatët për kryetarë/e të Komunave duhet ta marrin seriozisht përfshirjen e fushës ekologjike dhe mbrojtjes së mjedisit, sepse pothuajse në të gjitha qytetet problemi është ndotja e ajrit.

Nga propozimet e mbledhura nga pyetësori, ekoaktivistët e të gjitha komunave do t’i përzgjedhin 10-15 propozime më të mira për komunën e tyre. Më pas, propozimet e marra do të prezantohen te kanditatët për komuna të secilës parti politike dhe të cilat kryetarët e komunave do të duhet t’i realizojë gjatë mandatit të tyre të ardhshëm.

Të gjithë të rinjve që kanë eko-propozim ose ide, t’I dorëzojnë në linkun në vijim:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSeNhr61XeCdUOARKVA2Q43tmdBwNzhPY2It4qUAZz84bXYtgQ/viewform

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button