Gjermania hyn në valën e katërt të koronavirusit

Vlerësimi i situatës u bë nga Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch”, teksa vendi po përballet me rritjen e numrit të rezultateve pozitive të testimeve në popullatë. Këtë herë më të prekura janë grupmoshat e reja, raporton DW.

“Deri në mesin e muajit gusht, mostrat pozitive të testeve PCR u rritën nga 4% në 6%, brenda një jave” njoftoi Instituti për Epidemiologjinë dhe Virologjinë në raportin e tij javor.

Numrat në rritje të infektimeve vijnë pasi varianti tepër ngjitës “Delta” u kthye në formën mbizotëruese të virusit, duke përbërë 99% të të gjitha rasteve në Gjermani.Instituti gjerman për Epidemiologjinë dhe Virologjinë “Robert Koch” njoftoi se grupmoshat më të prekura janë të rinjtë dhe se rritja e incidencës në Gjermani u vu re që nga fillimi i korrikut. Kjo u bë e dukshme veçanërisht tek personat e grupmoshës mes 10 dhe 49 vjeç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button