Prishtinë, protestë kundër korrupsionit

Në Prishtinë, qindra qytetarë morën pjesë në një protestë kundër korrupsionit. Protesta që filloi me kundërshtimin e faturave të energjisë elektrike dhe akuzat ndaj Korporatës Energjetike të Kosovës për rritje artificiale të vlerës së faturave u shndërrua në protestë kundër siç është thënë, keqqeverisjes së vendit.

Autoritetet thonë se po marrin masa për të shmangur çdo dëmtim të interesave të qytetarëve dhe janë vënë në zbatim të proceseve që synojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit./Zëri i Amerikës/

Lajme të ngjashme

Back to top button