OKB shpreh shqetësim për refugjatët sirianë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët është duke shprehur shqetësim të madh për rritjen e numrit të refugjatëve sirianë që janë duke u kthyer në Siri nga Jordania.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB për Refugjatët thotë se që nga fillimi i prillit, rreth 3 mijë refugjatë kanë kaluar nga Jordania për në provincën siriane Daraa.

Zëdhënësja Melissa Fleming tha se shumë prej asaj zone vazhdon të jetë një fushë betejë, dhe agjencia e refugjatëve shqetësohet thellë për sigurinë e atyre që kthehen./Zëri i Amerikës/

Lajme të ngjashme

Back to top button