Zaev: Mickovski duhet t’u drejtohet të gjitha bashkësive, përndryshe do të humbasë vazhdimisht

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sot porositi liderin e opozitës Hristijan Mickoski se përderisa dëshiron mbështetje nga të gjithë qytetarët, duhet t’ju drejtohet të gjitha bashkësive dhe jo vetëm njërës, transmeton Portalb.mk.

Këtë, ai e deklaroi duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve  për një koalicion të mundshëm të VMRO-së dhe Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës.

“Të vazhdojmë të gjithë të kthehemi te qytetarët, shpresoj edhe ai, në mënyrë të barabartë për të gjithë. Kur ta bëj një gjë të tillë z. Mickovski dhe do të veprojë në një vend multietnik dhe multireligjooz, atëherë mund të presë mbështetje nga të gjithë në mënyrë të barabartë. Kur i drejtoheni vetëm një komuniteti, mund të prisni vetëm mbështetje nga ai komunitet. Ja zgjedhjet janë para nesh dhe unë edhe një herë do të konfirmoj se arsyet që them se do të fitojmë për një kohë mjaft të gjatë si koalicion, ndërsa ata do të humbasin është pikërisht nacionalizmi që ata kanë në një vend multietnik, do të jetë me të vërtet arsyeja për humbjen e radhës të VMRO-DPMNE-së, por natyrisht që opozita është opozitë, përgjegjësia bie mbi partitë në pushtet, në mënyrë dominuese”, tha Zaev.

Ai theksoi se më 17 tetor, qytetarët do të thonë atë që është më e mirë për ta, duke shprehur besimin se koalicioni LSDM do të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve.

LSDM, siç tha Zaev, në fund të kësaj apo fillimi të javës së ardhshme do të shpallë kandidatët e rinj për kryetarë të komunave. Vendimet do të merren më së voni të martën, 24 gusht.

Në partinë qeverisëse, sipas tij, priten të mbërrijnë edhe katër anketa, pas së cilës do të dihen kandidatët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button