Kumanovë, një çift bashkëshortor është gjetur i vdekur me shenja lëndimi

Janë gjetur dy persona të vdekur në fshatin Tabanovcë të Kumanovës. Policia kumtoi se në trupat e tyre ka pasur gjurmë të dukshme të lëndimeve. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor në moshë 36 dhe 42-vjeç. Ekipet policore ende kryejnë hetim në shtëpinë e të vdekurve, njofton Portalb.mk.

Nga Prokuroria Publike në Kumanovë kumtuan se është dhënë urdhër për autopsi të trupave të çiftit. Është dhënë urdhër për ekspertizë të gjurmëve dhe materialeve të gjetura në vendin e ngjarjes.

“Prokurori publik i Prokurorisë së Kumanovës ka kryer ekspertizë në shtëpinë familjare në fshatin Tabanovcë ku në mëngjes janë gjetur trupat e dy personave të vdekur – grua dhe burrë në moshë 43 dhe 36-vjeç. Me qëllim të konstatimit të arsyeve për vdekjen e dy bashkëshortëve, prokurori publik ka dhënë urdhër për autopsi të trupave të të vdekurve, por edhe urdhrin për ekspertizë të gjurmëve të gjetura dhe provave materiale në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button