Kosovë, 4 viktima dhe 1.096 raste me COVID-19 brenda 24 orëve
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit katër persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave nga ky virus të shkojë në 2.284, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 1.096 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 116.247.
Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët privatë janë testuar gjithsej 7.953 mostra të dyshuara për COVID-19.
Sa i përket numrit të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 53 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 106.109, ndërkohë, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 7.854.