Bavarezët, 200 mijë kërkesa për bileta në Champions

Kalimi i turit në Champions League kundër Juventusit i ka ekzaltuar tifozët e Bajernit të Mynihut.

Klubi gjerman bëri të ditur se ka arritur në 200 mijë numri I kërkesave për bileta nga fansat bavarezë për gjysmëfinalen që do të luhet në “Alianz Arena”.

Shifër me të vërtetë impresionuese, ku duhet marrë parasysh se shumë prej kërkesave kanë mbërritur në klubin e Bajern që para ndeshjes së kthimit të cerekfinaleve me Juventusin.

Për tifozët e Bajernit në këtë mënyrë nuk do të jetë e thjeshtë për të gjetur një bileta, pasi impianti Alianz Arena mund të mbajë deri në 69 mijë spektatorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button