Donacione për fëmijën që u gjet në Haraçinë

Të tmerruar nga ngjarja e cila e kishte tronditur Maqedoninë me prerjen e një fëmije të sapolindur të lënë në oborrin e një familje në Haraçinë të Shkupit, shoqata “Prindër dhe fëmijë” së bashku me miqtë e tyre organizojnë aksion për grumbullimin e donacioneve për këtë fëmijë.   

Fëmija ka nevojë për veshje, qumësht dhe pelena.   

“Për të mos e komplikuar më shumë këtë proces, do të grumbullohen para dhe pastaj do të blihen gjërat e nevojshme. Nuk do të refuzojmë nëse dikush dëshiron të sjellë ndonjë veshje, pelena, qumësht NAN etj. Donacionet do të grumbullohen të shtunën më 13 prill nga ora 12 deri në orën 15 në kafenenë ABC në bulevardin Ilindenska”, theksojnë nga kjo shoqatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button