Teuta Arifi rezulton e infektuar me Covid-19

Kryetarja  e komunës së Tetovës nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitive në testimin ndaj Covid-19, transmeton Portalb.mk. 

“Dje pas disa shqetësimeve të lehta shëndetësore, u testova dhe rezultova pozitive ndaj Covid19. Duke respektuar protokollet shëndetësore, në ditët në vijim do të qëndroj në vetizolim duke marrë terapinë e nevojshme. E dhe pse para me shumë se 1 muaj e gjysëm pranova dozën e dytë të vaksinës, virusi është ende mes nesh dhe mund ta prekë gjithësecilin!

 

Falë vaksinimit deri më tani kam vetëm simptoma të lehtë, andaj inkurajoj të gjithë qytetarët që sa më shpejtë të vaksinohen!  Qëndroni të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, mbroni veten, familjen, dhe të tjerët rreth jush!”, shkruan Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button