Kosovë, tre viktima dhe 1,128 raste të reja ma Covid-19

Në Kosovë sot janë regjistruar 1,128 raste të reja, bazuar në 7.424 mostra të testuara, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton REL.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri viktima me koronavirus. Viktimat janë dy nga Gjilani dhe një nga Gjakova.

Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 305 persona. Ndërsa nga 30 deri 39 vjeç janë 231 të infektuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 46 persona ndërsa raste aktive janë 5.493.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 113,781 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 19.248 persona.

Të vaksinuar me të dyja dozat janë 192.503 persona, derisa sipas autoriteteve 559.007 vaksina janë dhënë në total në Kosovë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button