Subrata Roy multimiliarder i rremë, nuk ka as 1 milion dollarë!

Edhe pse nëpër media është shkruar se është multi-milioner, madje dhe Qeveria e prezantoi si të tillë, Subrata Roy në procesin gjyqësor kundër rregullatorit të Indisë SEBI, ka thënë se pasuria e tij nuk është më e madhe se 1 milion dollarë.

Reuters bën me dije se në këtë proces atij i është kërkuar të tregojë në detaje se sa pasuri posedon. 

“SEBI do të habitet kur do të dëgjojë për pasurinë time” u ka thënë Roy gazetarëve. Ai ka pranuar se ai dhe gruaja e tij kanë stoli me vlerë prej 600.000 dollarë, depozita në vlerë prej 300.00 dollarë dhe 70.000 dollarë para të thata.

Procesi gjyqësor me rregullatorin SEBI filloi pasi që Gjykata supreme e Indisë me kërkesë të rregullatorit indian i bllokoi të gjitha llogaritë bankare të tij.

Multimiliarderi nga India erdhi në Ohër për të ndërtuar një sërë objektesh për rekreacion duke e quajtur projektin “Macedonia Saharian” duke premtuar investime prej 100 mijë eurove. 

Mirëpo ai kishte një proces gjyqësor të hapur në Indi me anë të së cilit akuzohej se kishte mashtruar miliona qytetarë. Me vendim të gjykatës firmat e “Sahara Group” janë të obliguara në afat prej tre muajve t’ua kthejnë thuajse 3 miliardë euro, me 15 për qind kamatë qytetarëve të manipuluar.

Roy ka paguar vetëm një ratë e cila nuk mbulon as një të pestën e shumës së përgjithshme. Gjykata i ka bllokuar të gjitha llogaritë bankare dhe personale ndërsa sipas po të njëjtit burim, në këto llogari nuk ka as një të tretën e parave të nevojshme për ta paguar borxhin.

Gjatë vizitës së Roy në Ohër, Portalb hapi çështjen e dyshimtë të biznesmenit indian duke u bazuar në mashtrimet që ai kishte bërë. Kliko për të lexuar më shumë: Subrata Roy, një zhvatës kriminel dhe mashtrues?  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button