Refuzohen ankesat e VMRO, Zhernovski fitoi Qendrën, dritë jeshile për prishjen e ‘Shkupi 2014’?

Më në fund ka mbaruar drama rreth fitores së kandidatit të “Lidhja për ardhmërinë” Andrej Zhernovski në Komunën Qendër në Shkup. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbrëmë ka refuzuar të gjitha 66 ankesat e VRMO-DPMNE-së për parregullsi.

Nënkryetari i KSHZ-së, Subhi Jakupi ka theksuar se në shumicën e ankesave të dorëzuara nga ana e VMRO DPMNE-së është keqpërdorur vula e Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ), pasi në ankesat e vulosura nuk ka pasur asnjë tekst të shkruar, transmeton Plusinfo.

“Unë në fund do të ngre padi në detyrë zyrtare për keqpërdorimin e vulës së KKZ-së, pasi në shumicën e ankesave nga ana e VMRO DPMNE-së nuk ka pasur asgjë të shkruar, as nënshkrim. Ankesat janë të zbrazura, nuk ka as vulë pranuese. Dyshoj se kanë përgatitur fleta që dikush tjetër t’i shkruajë ankesat”, tha Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së.

Andrej Zhernovski tha se do të prish përmendoret e projektit kontrovers “Shkupi 2014” nëse atë e kërkojnë qytetarët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button