RMV, 319 dënime për tejkalim të shpejtësisë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll të aksioneve të zgjeruara në territorin e RMV-së për të sanksionuar automjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, dhe 319 shoferë u sanksionuan, transmeton Portalb.mk.

Nga këto 319 sanksione, 21 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, 5 automjete lëviznin me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, 154 automjete tejkaluan kufirin e shpejtësisë në zonë të banuar, dhe 165 jashtë zonave të banuara.

Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ku u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button