Qeveria e Maqedonisë së Veriut e mbajti seancën e 98-të

Në Maqedoninë e Veriut, Qeveria në seancën e 98-të të zhvilluar sot në formë online, ka liruar nga kompensimet avionët ushtarak dhe policore të Serbisë, Mali të Zi dhe Rumanisë gjatë lëvizjes së tyre në hapësirat e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Pagesat e parapara për shërbimet e fluturimit dhe në terminale do të shmanget për këta aeroplanë, për shkak kontributit të tyre në shuarjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut.

Qeveria sot shqyrtoi dhe miratoi Raportin mbi negociatat për nënshkrimin e Marrëveshjes për mbështetje financiare ushtarake me Qeverinë e Turqisë. Marrëveshja ka të bëjë për një mbështetje financiare prej 11.5 milionë dollar, mjete që do të shfrytëzohen për blerjen e mjeteve të domosdoshme për qëllime ushtarake nga kompanitë e Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button