Përleshje e armatosur në Podujevë, pesë të plagosur

Podujeve, 11 prill – Nga një përleshje e armatosur që ka ndodhur mbrëmë në Podujevë janë plagosur 5 persona. Ngjarja ka ndodhur në një kafeteri kur dy grupe kanë nisur përleshjen e armatosur rreth orës 23 e 35 minuta në rrugën “Skënderbeu”, transmeton KTV.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe sipas hetimeve të para del se ai ka ndodhur  pas një mosmarrëveshjeje mes të dyshuarve dhe viktimës. Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, ka konfirmuar se sot në mëngjes, në stacionin e policisë në Podujevë është vetëdorëzuar njëri prej të plagosurve, i cili fillimisht është dërguar në emergjencën e Podujevës, e pastaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Policia ka kryer disa bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, me ç’rast ka konfiskuar armë dhe municion.

Afër vendit të ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar edhe një armë automatike AK 47, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes./Koha.net/

Lajme të ngjashme

Back to top button