Në 16 prill, raporti i KE-së për Kosovën dhe Serbinë

BRUKSEL – Të martën më 16 prill miratohet raporti i Komisionit Evropian për Kosovën dhe Serbinë, ndërsa diplomatja e lartë e BE-së, Catherin Ashton të hënën, më 22 prill, do të raportojë para ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, bëjnë të ditur mediat nga Brukseli.

Bashkimi Evropian vazhdon të jetë në pritje, që Serbia të ndryshojë mendje dhe të pranojë propozimin e marrëveshjes, që ka dalë si rezultat i tetë rundeve të dialogut mes kryeministrave Thaçi dhe Daçiç./Shekulli Online/

Lajme të ngjashme

Back to top button