Sh.f ‘Kongresi i Manastirit’ hap dyert në shtator (Foto)

Objekti i ri i shkollë fillore ‘Kongresi i Manastirit’ që graviton në Komunën Çair, sipas të gjitha gjasave do të jetë funksional në fillim të vitit të ri shkollor 2013/2014. 

Këtë për Portalb, e ka bërë të ditur, drejtori i shkollës, Faik Xhoni.

‘Punimet vazhdojnë me dinamikën e paraparë. Për momentin vijon faza e përgatitjes për fasadë dhe lyerjes në pjesën e jashtme të shkollës. Nëse punimet vazhdojnë me këtë tempo, objekti i ri i shkollës do të hap dyert për nxënësit në shtator’ tha Xhoni.

Bëhet fjalë për objekt i cili zen hapsirë prej rreth 6 mijë metër katrorë, dhe ka kapacitet të mjaftueshëm, ku janë ndërtuar 30 klasa dhe 13 kabinete.

Ne shkollen fillore ,,Kongresi I Manastirit ,,procesin edukativo arsimorë e ndjekin 650 nxenes.

Ky projekt ka filluar të realizohet në vitin 2009, ndërsa ashtu siç ishte paraparë punimet realizohen në tre faza. Punimet e objektit ishin ndërprerë disa herë për shkak të mungesës së mjeteve.

Shuma prej 2 milionë euro përfshinë vetëm ndërtimin e objektit të shkollës, ndërsa salla sportive do të ndërtohet pasi të ketë përfunduar objektit në tërësi, dhe atë me mjete shtesë. Deri në fund të këtij viti, nxënësit mësimin e kanë ndjekur në objektin e vjetër të shkollës ‘Liria’-baraka./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button