Nëse dëshiron të martohet me modelen, duhet seks..

Joanna Krupa, një modele dhe aktore me shtetësi polake dhe amerikane, i ka vendosur një kusht të padëgjuar të dashurit të saj Romain Zago me të cilin edhe është fejuar.

Kështu ajo ka propozuar një kontratë paramartesore sipas së cilës ai është i detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të paktën tre herë në javë.

Në të kundërt, 33-vjeçarja ka të drejtë të kërkojë shkurorëzimin dhe të pretendojë dëmshpërblim prej partnerit, për “mospërmbushjen e detyrimeve bashkëshortore”.

“Joanna është me të vërtetë një makinë seksi, nuk i mungon kurrë dëshira. Nuk do t’iu gënjej dhe t’iu them që kryejmë marrëdhënie çdo ditë, asaj i duhet të udhëtojë shumë, mua gjithashtu. Mendoj se perfeksioni, edhe në dhomën e gjumit si kudo në jetë është i pamundur të arrihet. Megjithatë, nëse qëndrojmë bashkë të gjithë ditët e javës, një kusht i këtillë nuk është e vështirë të realizohet”, është shprehur Zago për mediat.

Lajme të ngjashme

Back to top button