Microsoft lanson Office për iPhone

Nëse keni kërkuar ndonjëherë për të krijuar apo redaktuar ndonjë dokument në iPhone, atëherë tani mund ta bëni këtë. Microsoft ka lansuar shërbimin e tij Office për iPhone duke sjelluar Word-in, Excel-in dhe Powerpoint-in në njërin nga smartphone-at më të mirë në botë.

Versioni të cilin iPhone do marrë është Office Mobile, i cili është thuajse identik me aplikacionin që është në Windows Phone. iPhone merr tri aplikcionet që ofron Office por jo shërbimet e tjera si Outlook-in , Access-in etj.

Aplikacioni është në dispozicion që tani në SHBA, por jo në të gjitha rajonet e tjera. Së pari ky shërbim do jetë në dispozicion vetëm në iPhone pasi që ende nuk është optimizuar për  pajisjet e tjera me madhësi prej 9.7 inç si iPad. Megjithatë, Microsoft beson që së shpejti do të sjell atë edhe në pajisjet e tjera me iOS.

Është e dukshme se Microsoft ka sjellur së pari Office në iOS, por përdoruesit e Android-it mund ta përdorin aplikacionin përmes shfletuesit Chrome si ueb-aplikacion.

Lajme të ngjashme

Back to top button