Dallimi mes rejtingut të Gruevskit dhe Zhernovskit, vetëm 2.5%

Pesëmbëdhjetë inspektime, bllokime, protesta. Kjo si duket u bë gjë normale në komunën Qendër. Qeveria bën çmos dhe nuk zgjedh mjete për ta bllokuar punën e Zhernovskit shkruajnë mediumet maqedonase.

Dhe pyetja logjike është: PSE?

Siç mëson portali “Libertas”, dikuj i kanë penguar informacionet nga sondazhi që është porositur nga VMRO-DPMNE në të cilin sipas tyre, del se dallimi mes Gruevskit dhe Zhernovskit është alarmant, edhe atë vetëm 2.5% në favor të kryeministrit.

Drita e kuqe alarmante është aktivizuar shkruan po i njëjti burim, sepse askush deri më tani nuk i është afruar kaq afër Gruevskit në besimin e qytetarëve.

Inspektimet janë përditshmëri në komunën Qendër, edhe atë vetëm në këtë komunë, pranojnë edhe inspektorët. Deri më tani kanë qenë afër 15 herë, tre herë më shumë për një muaj e gjysëm se sa për katër vitet e udhëheqjes së Todoroviqit.

Më 21 qershor, është paralajmëruar inspektim i jashtëzakonshëm nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Lajme të ngjashme

Back to top button