Versioni i ardhshëm Windows do të përqendrohet te siguria dhe inteligjenca artificiale

Microsoft po punon në një version të ri modern të Windows me siguri më të lartë dhe përditësime më të shpejta sipas Windows Central, transmeton PcWorld.al.

Iniciativa quajtur CorePC, do të lejonte Windows të aplikohej më mirë në pajisje të ndryshme duke mbështetur njëherazi edhe aplikacione të vjetra.

CorePC do synonte arritjen e të njëjtave objektiva si Windows Core OS (sistemi operativ i anuluar i njohur edhe si Windows 10X) që Microsoft e paraqiste si një modernizimi modular të sistemit operativ.

CorePC do të ndajë Windows në ndarje të ndryshme, ngjashëm me iOS dhe Android. Kjo do ta bënte më të vështirë për maluerët të infektonin sistemin duke bërë përditësimet më të shpejta.

“Versioni aktual i Windows nuk është një platformë e ndarë, që do të thotë se tërë sistemi është në një ndarje të vetme të hapësirës së memories,” shpjegon Windows Central. “Të dhënat e sistemit, të përdoruesit, të programeve janë të ruajtura në një vend të vetëm. CorePC e ndan sistemin operativ në ndarje të ndryshme duke mundësuar përditësime më të shpejta.”

Gjithashtu CorePC do ti mundësonte Microsoft ofrimin e edicioneve të ndryshme për Windows për harduerë të ndryshëm duke mbështetur funksionalitete specifike për secilin.

Për shembull një version edukativ do të kishte funksionalitete bazike duke përdorur vetëm shfletuesit Edge, aplikacionet e uebit, Office dhe aplikacionet Android. Ndërkaq CorePC do të vinte edhe në formën e një versioni të plotë Windows që mbështet të gjitha funksionalitetet e desktopit Windows 11.

Raportohet se Microsoft gjithashtu po punon në një version të CorePC për të rivalizuar Apple Silicon që prodhuesi i iPhone filloi ta shiste me Mac e rinj dy vite më parë.

Së fundi Microsoft do të integrojë inteligjencën artificiale duke e përdorur për analizimin e përmbajtjeve në ekran.

Microsoft synon të aplikojë CorePC në versionin e ardhshëm madhor të Windows (Windows 12) që është parashikuar të vijë në 2024.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button