FIlipçe dhe Carovska tregojnë sa përqind e mësimdhënësve dhe edukatorëve janë të vaksinuar kundër Kovid-19

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministrja e arsimit Milla Carovska sqarojnë që 58 përqind e të punësuarve në shkollat e Maqedonisë së Veriut janë të vaksinuar me vaksinat kundër Kovid-19, transmeton Portalb.mk.

“Gjendja në vendin tonë është stabile, nuk ka rritje drastike të numrave të pacientëve që shërohen në spitale. Vaksinimi po zhvillohet në të gjitha pikat e vendit”, deklaroi Filipçe.

Ai ka  theksuar se në sektorin e arsimit janë të vaksinuar rreth 58%, ndërsa në çerdhe rreth 60%, ndërsa gjithsej në Maqedoninë e Veriut janë rivaksinuar 380 qytetarë.

“Shpresoj deri në fund të verës do të ketë përqindje më të madhe të vaksinuarve në kuadrin edukativo-arsimor, duke mundësuar që fëmijët nga shtatorit të kthehen në shkolla”, deklaroi Filipçe.

Ai paralajmëroi që në në rast të ndonjë vale të re të virusit në vjeshtë, hyrja në vendet e mbyllura mund të bëhet vetëm me dokumentin e vaksinimit.

“ Mendojmë se më e rëndësishme është, gjegjësisht skenari më i mirë është prezenca fizike ku të gjithë nxënësit sipas orareve do ta fillojnë mësimin me prezencë fizike. Deri më sot, mbi  58% e mësimdhënësve  dhe bashkëpunëtorëve në shkolla janë vaksinuar”, deklaroi Carovska, duke theksuar se në rast përkeqësimi të gjendjes mund të përdoret modeli hibrid, një javë në shkollë e një javë online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button