Sorosi: BE-ja po ballafaqohet me “vdekje të ngadalshme” të ekonomisë

Miliarderi amerikan George Soros vlerësoi se BE-ja po ballafaqohet me “vdekje të ngadalshme” të ekonomisë së saj, ndërsa në të njejtën kohë Japonia po përpiqet ta evitojë këtë me ekspanzionin e ri “të rrezikshëm” monetar.

Sipas Sorosit, Japonia tashmë 25 vite ngadalë po vdes (ekonomikisht) dhe tani u zgjua menjëherë.

“Ajo që fascinon është se masat e ashpra për shkurtim të buxhetit në BE, e çojnë eurozonën në po të njëjtën situatë nga e cila Japonia tani po përpiqet të ikë”, thotë investitori i njohur amerikan, duke thënë se vdekja e ngadalshme japoneze është moduluar nga japonezët, ashtu siç tani është moduluar shkurtimi i buxhetit nga BE-ja.

Soros thotë është i përhapur mendimi se njerëzit mësojnë nga gabimet e të tjerëve, por ai me dëshpërim konstaton se politikanët e BE-së e bëjnë të kundërtën dhe fillojnë me atë nga e cila ikin  japonezët.

Reagimi i Sorosit vjen pasi që Japonia inicoi një eksperiment monetar, që të ndahet masa e të hollave që janë në qarkullim gjatë dy viteve të ardhshme, duke lëshuar në qarkullim madje 1,4 miliardë dollarë.

Sipas Sorosit, qëllimi i këtij eksperimenti të rrezikshëm është që të ngritet rritja e ekonomisë japoneze.

Ai vlerëson se kjo gjë për Japoninë është e rrezikshme, sepse vjen pas 25 viteve, dhe konsideron se duhet të bëhet gjithçka që është e mundur që të evitohet një situatë evropiane që do t’i ngjante asaj që e bëjnë tani japonezët.

Sorosi beson se lëvizjet deflatore krijojnë papunësi dhe kapital të pashfrytëzuar, për shkak se, nga frika, investitorët “ulen në para” dhe nuk i investojnë ato, duke pritur situata më të volitshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button