Arifi mbaron fushatën me qytetarët, u jep porosinë e fundit

Kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot në zyrat e saja në kuadër të ditës së hapur për takime me qytetarë priti qytetarët e Tetovës.

“Tetova jonë sot përballet me probleme të mëdha,probleme që nuk mund të zgjidhen me fjalë të mëdha po me punë të mundimshme dhe përkushtim të madh ndaj vizionit krijues dhe duke u bashkuar të gjithë si qytetar të përgjegjshëm për ardhmërinë e këtij vendi .Mungesa konstante e ujit të pijshëm, rrugët me gropa,trafiku i çrregulluar, korrupsioni i zyrtarëve të komunës, mosfunksionimi i ndërmarrjeve publike, mungesa e perspektivës ekonomike dhe neglizhenca e potencialeve për zhvillim janë pjesë e realitetit të këtij qyteti, realitet ky që medoemos të ndryshojë. Është vullneti i qytetarëve për veprim ai element që ta bëj Tetovën krenari për çdo  biznesmen,student, pensionist,mësues, nëne, baba, nxënës dhe artist” theksoi Arifi.

Lajme të ngjashme

Back to top button