Shahpaska: I zvogëlojmë kriteret për falimentuesit që të fitojnë nga 9.242 denarë në muaj

“Ekzistojnë falimentues të cilëve u mungojnë disa muaj stazh pune dhe për atë kufiri për realizimin e kompensim monetar e ulim prej 15 në 14 vjet marrëdhënie pune në ndërmarrjet me pronësi dominonte të shtetit”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, duke e sqaruar propozim-ligjin për falimentuesit, sot para Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, njofton Portlab.mk.

Me propozim-ligjin për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominonte shtetërore, kompensim mujor prej 9.242 denarë ose 34% nga paga mesatare neto, do të fitojnë edhe 1.100 punëtorë falimentues.

“Nevoja për Ligjin e Falimentuesve ka dalë prej takimeve me qytetarët të cilëve domosdoshmërisht ju duhet ndihmë. Me ndryshimin më të ri, 13.000 persona do të kyçen në sistemin e dëmshpërblimit monetar me vlerë prej 9.242 denarë. Kjo e tregon kujdesin tonë për qytetarët. Këtë kompensim në para falimentuesit do ta marrin nëpërmjet Agjencisë së të Punësuarve. Në ditën e dorëzimit të kërkesës për ndihmë financiare, gratë duhet të kenë, jo më pak se 52 vjet, a burrat 55 vjet”, tha Shahpaska.

Ministrja theksoi se propozim-ligji është pjesë e zgjidhjes së çështjes së falimentuesve, e cila sipas saj, deri në formimin e kësaj qeverie është injoruar, falimentuesit me vite janë manipuluar.

Propozim-ligji për falimentuesit i cili kaloi në lexim të dytë në Komisionin për Punë Sociale, e mori mbështetjen e të gjithë anëtarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button