Mexhiti: Të dielën konfirmojmë edhe një fitore bindëse të BDI-së

Kandidati i BDI për Komunën Çair, Izet Mexhiti edhe një herë e ka quajtur politik vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për të shkuar në rreth të dytë zgjedhor në këtë komunë.

Ai tha se është bindëse fitorja e tij ndaj rivalëve politik, duke ftuar qytetarët të dalin në votime të dielën.

‘Faleminderoj banorët e Çairit që në raundin e parë më siguruan mbi 15 mij vota duke e bërë dallimin me rivalët e mi 3 ndaj 1. Kjo mbështetje masive paraqet fitoren më të madhe të BDI-së në Çair prej themelimit deri sot. Javën e kaluar ishim dëshmitar të një vendimi politik të KSHZ i cili na detyroi ta përsërisim votimin më 7 prill. Jam krenar që ky vendim në asnjë moment nuk demotivoi antarësinë tonë’ tha Mexhiti.

Mexhiti është shprehur i bindur në fitoren e tij.

‘Pikërisht angazhimi i madh më bën të besoj se të dielën me 7 prill bashkarisht do të arrijmë edhe një fitore të madhe dhe bindëse të BDI-së. Dita e zgjedhjeve është ajo ku secili prej jush në mënyrë të lirë dhe pavarur e pa asnjë presion shpreh vullnetin e tij për at se kush dëshiron të qeveris gjatë katër viteve të ardhshme. Dilni masovikisht dhe votoni opsionin tuaj politik’ tha Mexhiti.

Ndryshe, në radundin e dytë për Çairin në balotazh shkojnë Izet Mexhiti i BDI-së dhe Muhamed Thaçi i PDSH-së./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button