RDK, Demiri: Mbështetje absolute për Selën në Strugë

Kryetari i degës së RDK-së në Strugë, tashmë edhe këshilltar në këshillin komunal në këtë qytet ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij por edhe të degës së RDK-së në Strugë për mbështetjen që ky subjekt politik do të ketë për kandidatin shqiptar në Strugë Ziadin Sela.

Demiri ka apeluar deri tek qytetarët që të dalin sa më shumë në votime për ti dhënë fund përpjekjeve të koalicionit maqedonas dhe tentativave të tyre që të marrin udhëheqësin e qytetit me shumicë shqiptare.

“Ne ashtu siç kemi thënë edhe më herët si nga kryesia qendrore e RDK-së ashtu edhe ne si degë e RDK-së në Strugë, në mënyrë absolute mbështesim kandidatin shqiptar në Strugë. Njëkohësisht apelojmë te votuesit shqiptarë që të dalin në mënyrë masive në votime, ky është një moment i rëndësishëm për Strugën andaj na takon neve që në mënyrën më të mire të dëshmojmë unitetit në çaste të rëndësishme për të ardhmen” theksoi kryetari i degës së RDK-së në Strugë Ardian Demiri.

Mbështetja për kandidatin shqiptar në Strugë tash është konfirmuar nga të gjithë subjektet politike dhe njëkohësisht është kërkuar që qytetarët të dalin sa më shumë në votime për të mbivotuar kandidatin maqedonas në garën për këtë komunë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button