RDK mbështet Bastri Bajramin në Haraçinë

Partia e Rufi Osmanit, Rilindja Demokratike Kombëtare, RDK do ta mbështet kandidatin e pavarur për Haraçinën, Bastri Bajrami, në rrethin e dytë të votimit për zgjedhjet lokale 2013.

Informatën e tillë për Portalb e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie Artan Dika.

“Po do të mbështesim zotëri Bajramin dhe u bëjmë thirrje të gjithë simpatizuesve të RDK-së, të dielën të dalin në mënyrë masive të votojnë për kandidatin Bastri Bajrami” tha Dika.

Në raundin e dytë në këtë komunë përballen kandidati i BDI-së Brahim Ajvazi i cili në raundin e parë mori 2.453 vota dhe kandidati i pavarur Bastri Bajrami i cili në raundin e parë mori  1.944 vota. Kandidati i RDK-së, Fekri Bilalli mori  91 vota.   /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button