Valdes do të luaj në Premier League

Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka bërë me dije se ai do ta konsideronte një lëvizje në Ligën Premier, nëse do të largohej nga Camp Nou.
31-vjeçari pritet të largohet nga Barcelona këtë verë dhe shumë klube janë të interesuara për shërbimet e tij, përfshirë këtu edhe Arsenali.

“Më pëlqen Liga Premier, natyrisht. Më pëlqen respekti i publikut për futbollistët në Angli. Është mënyrë ndryshe e të jetuarit me futboll. Ata e duartrokasin edhe ndërhyrjen më të thjeshtë, unë nuk jam mësuar me këtë, por më pëlqen”, deklaroi Valdes për FourFourTwo. 

Lajme të ngjashme

Back to top button