Mlladenovi nuk ka qenë i lidhur me rripin e sigurisë?

Në qoftë se vozitësi do të ishte i lidhur me rripin e sigurisë, plus jastëku i ajrit dhe perdet, nuk ka gjasa që ai të fluturojë nga vetura. Pasi trupi ka fluturuar nga vetura, kjo do të thotë se ai nuk ka qenë rripi i sigurisë, thonë ekspertët për trafik për “Utrinski Vesnik”.

Një automobil i llojit “Mercedes”, i pajisur me jastëka ajir dhe perde, e përjashton deri në maksimum mundësinë që vozitësi të fluturojë nga vetura në qoftë se do të ishte i lidhur.

“Nuk ka ndonjë rregull. Në vetura të ndryshme, sistemet për jastëkat ajrorë reagojnë veprojnë ndryshe. Në përgjithësi, pragu i tolerancës do të duhej të ishte 3 – 3,5 G, ose të themi ngadalësim të shpejtësisë së veturës mbi 30 metra në sekondë në katror. Mirëpoi, impulsi i forcës nuk do të thotë të jetë ngadalësim. Mund automobili të jetë ndalur, ndërsa jastëkat e ajrit të aktivizohen gjatë goditjeve të vogla, por të përgjithshme. Nga ana tjetër, mundesh edhe me buldozer ta shtysh veturën, ndërsa jastëkat e ajrit të mos hapen, për shkak se goditjet janë të ndagalshme, sqarojnë ekspertët për “Utrinski Vesnik”-un.

Siç shkruan gazeta, sipas njohurive të deritanishme nga hetime, “Mercedesi” i Mlladenovit së pari e ka goditur bankinën e majtë dhe është kthyer menjëherë në të djathtë, dhe e ka shpërthyer bankinën dhe ka rënë në hendek. Profesorët thonë se gjatë goditjes në pjesën e parme të djathtë, jastëkat e ajrit patjetër duhet të aktivizohen edhe para edhe në anën e djathtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button