Shqipëri, shqiptarët nuk duan martesa të homoseksualëve por lejojnë deputetë të tillë

Shqiptarët janë në shumicë kundër martesave gay, por janë dakort të ketë deputetë nga ky komunitet. Në këtë konkluzion ka arritur një sondazh i quajtur “Platforma qytetare–Votëmatësi”, projekt i realizuar nga “Lëvizja Mjaft”, me mbështetjen e “National Endowment for Democracy (NED)”, transmeton Albeu. Në kuadër të kësaj nisme u realizua online një pyetësor. Kishte dy pyetje në lidhje me LGBT. 

Pyetja e parë (në formë pohuese) ishte: Martesat LGBT dhe manifestimet e tyre publike duhet të jenë të ndaluara. 

Për këtë përgjigje, 47.8 % u përgjigjën: “Pajtohem plotësisht”. 22.3 % u përgjigjën: “Nuk jam dakort”. 15.1 %: “Pajtohem pjesërisht”. 13.2 %: “Pjesërisht nuk pajtohem”, dhe 1.5 %: “Nuk e di/pa përgjigje”.

Pyetja e dytë ishte: “Një person me kualifikimet e nevojshme dhe me orientim homoseksual mund të zgjidhet deputet në Kuvendin e Shqipërisë”. Përgjigjet ishin: 39.1 %: “Pajtohem plotësisht”, 37.8 %: “Nuk jam dakort”, 15 %: “Pajtohem pjesërisht”, 6.2 %: “Pjesërisht nuk pajtohem”, dhe 1.9 % nuk u përgjigjën. 

Mosha mesatare e të intervistuarve është 34.7 vjeç. Pjesa më e madhe e respondentëve është në grupmoshën 25-34 vjeç (31%). Respondentët me të paktë janë ata të grupmoshës mbi 60 vjeç (5%). Në total me shume meshkuj kanë zgjedhur ti përgjigjen anketës online. Ndarja midis gjinive është 52% meshkuj dhe 48% femra. 

786 qytetarë mbi 18 vjeç, zgjodhën të plotësonin anketën në internet perms përdorimit të platformës elektronike të anketimit të instaluar në faqen “www.votëmatësi.info”. Si njësi kampionimi u përdorën IP unike të secilit prej përdoruesve. /albeu.com/

Lajme të ngjashme

Back to top button