Shahpaska: Nuk heqim dorë nga rritja e kompensimit për personat me aftësi të kufizuara

“Ne nuk heqim dorë nga rritja e kompensimit monetar për personat me aftësi të kufizuara. Rritja e kompensimit i cili parashikohet në program, është për 15%. Unë nuk dhashë afat, por do të realizojmë gjithçka që është premtuar në programin qeveritar, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaka, njofton Portalb.mk.

E pyetur se pse pas takimit të sotëm me Koalicionin “Ndryshojmë” kërkesat e tyre nuk janë realizuar, ministrja tha se për shkak KOVID-19 realizimi i rritjes së kompensimit u anulua, a rebalanci i buxhetit tanimë është i mbyllur.

Rritja e këtij kompensimi monetar, siç tha ministrja, do të planifikohet për vitin e ardhshëm.

“Ne si Ministri realizojmë takime me përfaqësuesit e tyre dhe bisedojmë për kërkesat e tyre që do t’i adresojnë deri te shumë sektorë, pasi që kjo është çështje në menaxhimin e së cilës duhet të kemi qasje multidisiplinare me disa ministri”, deklaroi ministrja.

Ajo informoi se janë adresuar disa çështje nga ana e Shoqatës së Prindërve të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, gjegjësisht Autizëm, dhe kanë sqaruar se pas zgjedhjeve lokale do të realizojë takim me kryetarët e komunave për të iniciuar që sa më shpejtë të realizohen të gjitha kërkesat e përfaqësuesve, në kuptimin e hapjes së qendrave ditore dhe të resurseve.

“Ja unë publikisht pas mbarimit të zgjedhjeve lokale do të realizoj takime me kryetarët e komunave që t’i iniciojmë dhe t’u jap trysni që për një afat të arsyeshëm të mund t’i realizojnë kërkesat e përfaqësuesve, në kuptimin e hapjes së qendrave ditore dhe hapjes së qendrave të resurseve. Për ne personat me aftësi të kufizuara janë me të vërtetë lartë në agjendë”, tha Shahpaska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button