Bogov pret që FMN-ja të konfirmojë se Maqedonia është në kondicion të mirë financiar

Misioni i FMN-së prej mbrëmë e filloi monitorimin e gjendjeve në ekonominë e Maqedonisë pasi që përfundoi Programi për kujdes. Guvernatori Dimitar Bogov, i cili mbrëmë pati takim me anëtarët e misionit, pret që konkluzioni të jetë se Maqedonia është në kondicion të mirë financiar dhe se mundet pa problem t’i servisojë obligimet nga linja kreditore për kujdes.

“Dje e kishim takimin e parë fillestar me misionin e FMN-së. Qëllimi i këtij misioni të ashtuquajtur “monitorim postprogram” është ndjekja e gjendjeve pas përfundimit të programit  që e kishte Maqedonia, përkatësisht linjës kreditore për kujdes”, deklaroi sot guvernatori duke shtuar se “monetarët”, si zakonisht, do të shohin edhe çfarë janë zhvillimet aktuale në ekonomi dhe të gjitha gjërat tjera për të cilat interesohen në mënyrë standarde.

Sipas Bogovit, nuk do të ketë monitorim më të përforcuar, dhe misioni është për nevojat e FMN-së  e jo për ato vendit. Ai thekson bëhet fjalë për konsultime standarde dhe se në kuadër të kësaj bëhet skenim i vogël plotësues i gjendjeve, thjesht për nevojat e FMN-së, për të vlerësuar se cilat kanë qenë efektet e programit që e kemi pasur në dy vitet e kaluara.

“Qëllimi i FMN-së gjithmonë është të shohë nëse vendi mund t’i kthejë detyrat që i ka pasur ndaj FMN-së, sepse, para se gjithash, ata janë të interesuar t’i marrin paratë e tyre. Nuk dyshoj se konkludimi i tyre definitiv do të jetë se Maqedonia është në kondicion të mirë financiar dhe se mundet pa problem ta kthejë kredinë që e shfrytëzonte nga FMN-ja para dy viteve”, theksoi Bogov.

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të qëndrojë në Maqedoni deri më 16 prill. Përveç me Bogovin, ata do të kenë takime edhe me ministrin  e financave Zoran Stavreski, me bankierë, biznesmenë  dhe me opozitën. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button