Mediumet dhe zgjedhjet: favorizimi dhe mosbalansimi në dobi të pushtetit

Gazetari duhet: “… të shprehet qartë dhe ta sqarojë mbulimin e lajmit, dhe të ftojë në dialog me opinionin në lidhje me sjelljen e gazetarëve. (Kodeksi i gazetarëve)

Sjellja e mediumeve gjatë fushatës zgjedhore u kritikua ashpër nga ana e vëzhguesve ndërkombëtare të zgjedhjeve lokale. Raporti preliminar i misionit vëzhgues ishte një arsye e shkëlqyeshme që të niset një debat jo vetëm për raportimin joetik, por edhe për lirinë e rrezikuar të të shprehurit. ”Mbullimi favorizues partiak mediatik” u potencua që në përfundimet fillestare të Raportit për konstatimet dhe përfundimet fillestare të Misionit ndërkombëtar për vëzhgimin e zgjedhjeve. Për fat të keq vetëm një pjesë e vogël e gazetarëve i përcollën në tërësi përfundimet fillestare që kanë të bëjnë me mediumet. Sa i përket konstatimeve fillestare, pjesa e veçantë për mediumet kryesisht u injorua, edhe pse përmban shqyrtime të rëndësishme për lirinë e mediumeve – çështje që do të duhej të jetë me interes kulmor publik në çdo vend demokratik.

Konsekuent në favorizim
Disa mediume mbetën konsekuente në favorizimin e tyre partiak edhe kur raportuan për favorizimin partiak të mediumeve. Për shembull, porosia deri te mediumet për ”mbullim favorizues partiak mediatik” në mënyrë më favorizuese u paraqit në artikullin: “?ISIONI NDËRKOMBËTAR ME VLERËSIME POZITIVE PËR ZGJEDHJET LOKALE: Brankoja kot qan. OSBE – ODIHR-i dhe Brukseli konfirmuan: Zgjedhjet e rregullta, korrekte dhe të lira”. Në vetë artikullin thuhet se:

“Vëzhguesit kanë vërejte për përzierjen e aktiviteteve shterërore me ato partiake dhe përfaqësimin jo të barbartë të partive në mediume.”

Mirëpo, në raport, në kontekstin e dhënë, nuk bëhet fjalë për ” përfaqësimin jo të barbartë të partive në mediume”, por për ”mbullim favorizues dhe partiak mediatik”: 

“Edhe pse u zhvillua fushatë aktive, mbulimi partiak mediatik dhe mosndarja e qartë e aktiviteteve shtetërore dhe atyre partiake jo gjithmonë ofruan mundësi të barabarta për garim ndërmjet kandidatëve.” 

Më poshtë në raport, sqarohet se me favorizim nuk në???? kuptohet vetëm favorizimi në sasi (përfaqësim jo i barabartë) por edhe favorizim në kualitet: 
“Mediumet e mbikëqyrura nga MVZ i OSBE/ODIHR-it siguruan mbulim të gjerë të fushatës zgjedhore në lajmet e tyre, kishte një favorizim të dukshëm të partive në pushtet – në aspekt të sasisë dhe të përmbajtjes së raportimi.”

Vetëm disa mediume e potencuan favorizimin nga ana e mediumeve në titujt:
Zgjedhje të qeta me parregullsi dhe mediume favorizuese
?SBE/ODIHR: Mediumet bënin tifo për pushtetin, procesi zgjedhore me parregullsi
?SBE/?DIHR: Zgjedhjet realizohen në mënyrë efikase, por edhe me frikësime dhe favorizim nga mediumet
Dita e zgjedhjeve e qetë, por janë keqpërdorur resurset dhe mediumet

Të pakta ishin mediumet që sqaruan se në dobi të kujt ka qenë favorizimi, duke thënë: 
“…shërbimi radiodifuziv publik dhe disa mediume elektronike private treguan favorizim në dobi të koalicionit në pushtet.” 

Shumica mbetën favorizuese, duke e injoruar ose margjinalizuar problemin e favorizimit dhe heshtjes se në dobi të kujt ka qenë favorizimi nga mediumet.

Favorizimi është i dukshëm edhe në manipulimin me mendimet e ekspertëve në artikullin “Vërejtjet e OSBE-së nuk kanë ndikim vendimtar mbi rezultatet (Bilbordet dhe spotet televizive nuk do t’i sillnin fitore opozitës).

Nëntitulli dhe titulli japin përgjigje të padyshimtë në pyetjen: 
“A do të ishin rezultatet e votimit krejtësisht tjera, sikur shërbimi publik RTVM dhe disa mediume elektronike private të raportonin në mënyrë krejtësisht të balancuar, ndërsa përfaqësuesit e qeverisë, duke e përfshirë edhe kryeministrin, të mos dilnin nga zyrat prej 4 deri më 24 mars, sa zgjatti fushata zgjedhore?“ 

Mirëpo, qëndrimet e ekspertëve të paraqitura në artikull nuk përputhen dhe nuk sugjerojnë një përfundim të tillë të padyshimtë.

Injorimi i vlerësimeve brengosëse për konteksti mediatik-politik
Pasi të analizohet mbulimi mediatik në raportin fillestar të misionit ndërkombëtar fitohet përshtypja se pjesa më e madhe e mediumeve raportuan për këtë raport pa mos e lexuar dhe pa mos e analizuar fare. Për shembull, nuk u analizua konstatimi fillestar nga pjesa “konteksti”, ku misioni ndërkombëtar vërteton se ka pasur largim të dhunshëm të deputetëve të opozitls dhe të mediumeve nga Kuvendi:
 
“Pas përjashtimit të dhunshëm të deputetëve opozitarë dhe të mediave nga Kuvendi gjatë votimit për buxhetin vjetor të shtetit më 24 dhjetor 2012, Partia Social Demokratike e Maqedonisë (LSDM) dhe disa nga partnerët e saj të koalicionit filluan ta bojkotojnë punën e Kuvendit.”

Me përjashtime të rralla, mediumet nuk raportuan për rënien drastike të mediumeve kritike:
 
“Që nga zgjedhjet e fundit, mbyllja e dy mediave elektronike dhe disa mediave të shtypura e ka zvogëluar dukshëm numrin e mediave që kanë qëndrim kritik ndaj pushtetit.” 

Deklarata nga konferenca për shtyp e Juri Landberg-ut, nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, ose u injorua ose u përcoll në formë jo të plotë: 

“Nga procesi i parafundit zgjedhor e deri te i djeshmi në Maqedoni u mbyllën dy televizione dhe dy gazeta, që nuk është gjë e mirë dhe mund të vlerësojmë se ka përkeqësim të gjendjes demokratike në informimin publik. Gazetarët janë shumë të rëndësishëm për çdo vend demokratik, në mesin e të cilave edhe për vendin tuaj.” (PlusInfo).

Injorimi i dallimeve kyçe dhe i parimeve etike
“Mediumet elektronike nuk arritën të bëjnë ndarje të qartë ndërmjet aktiviteteve shtetërore dhe fushatës partiake” (Raporti për konstatimet dhe përfundimet preliminare)

Në analizat e mëparshme për mediumet dhe zgjedhjet lokale u potencua injorimi i këtij dallimi të rëndësishëm nga ana e mediumeve (“As mediumet nuk janë më ato që ishin: A guxojnë ministrat të japin deklarata partiake në orar të punës?“, ”A ka “njerëz që kanë varësi nga sëmundjet“?”). Në raportin e misionit ndërkombëtar potencohet se

“Të gjitha mediat e mbikëqyrura elektronike, përveç televizionit Telma, rregullisht i mbuluan aktivitetet qeveritare, por nuk arritën të bëjnë dallim ndërmjet aktiviteteve shtetërore dhe fushatës së partive.”

Edhe këshilli për radiodifuzion, në raportin e tij për mbulimin mediatik të zgjedhjeve lokale në lajme konstaton se:

“Pjesa më e madhe e mediumeve nuk arritën të bëjnë dallim ndërmjet aktiviteteve të rregullta të pushtetit, dhe atyre që shërbejnë për promovimin e projekteve dhe arritjeve në funksion të fushatës zgjedhore.”

Mbikëqyrësit ndërkombëtarë qartë e treguan pakënaqësinë e tyre nga favorizimi i mediumeve. Mirëpo, pjesa më e madhe e gazetarëve përsëri dështuan, duke e harruar dispozitën e kodeksit të gazetarëve, sipas të cilës gazetari “Duhet ta nxisë opinionin që zëshëm ta shprehë pakënaqësinë e tij nga mediumet.” (Kodeksi i gazetarëve)

Me përjashtime të rralla (“TVM1 favorizon një palë në zgjedhje”), gazetarët nuk e nxitën opinionin që zëshëm ta shprehë pakënaqësinë e tij nga shërbimi publik radiodifuziv edhe pse vëzhguesit tërhoqën vërejtjen për favorizimin e qartë nga RTM-ja edhe në kuantitet dhe në kualitet:

“Televizioni publik, Radio Televizioni i Maqedonisë (RTM) nuk ofroi mbulim të balancuar të fushatës. Kanali i parë i RTM-së, RTM-1, 29% të lajmeve ia kushtoi qeverisë dhe 27% VMRO-DPMNE-së, kryesisht me ton neutral ose pozitiv. LSDM-ja kishte mbulim ekskluzivisht neutral ose negativ.” 

Edhe vërejtja e vëzhguesve ndërkombëtarë se “RTM-ja nuk ka organizuar asnjë debat” kryeisht u injorua nga mediumet. Një përpjekje më serioze për tematizim të problemit të mungesës  së debateve paraqet kontributi „Dështuan përpjekjet e të huajve për debate televizive në TVM“. Në këtë kontribut citohet edhe deklarata favroizuese partiake e kryeredaktorit të programit të parë të RTVM-së, si përgjigje në pyetjen se pse nuk është arritur marrëveshje për atë se debatet a do të inçizohen ose do të emitohen drejtpërdrejt:

“Nuk mund të lejojmë që Jani Makraduli, për shembull, të na turpërojë me ndonjë deklaratë në emision në të drejtpërdrejt.”

Përveç favorizimit të qartë nga RTVM-ja, nga mediumet u injorua edhe vlerësimi i vëzhguesve ndërkombëtarë për favorizimin e partive në pushtet në televizionet më të shikuara private: 

“Sitel, 49% të kohës së lajmeve ia kushtoi VMRO-DPMNE-së, 21% LSDM-së dhe 16% qeverisë. Kanal 5, 36% ia kushtoi VMRO-DPMNE-së, 26% LSDM-së dhe 16% qeverisë.”

Sa i përket balansimit, edhe raporti i Këshillit për radiodifuzion konstaton se:
“Balans siguruan: ?V 24 Vesti, ?V Alfa dhe Radio Kanal 77, ndërsa çekuilibër më i madh është regjistruar te: RTM1, Radioja Maqedonase – Programi i parë dhe TV Siteli.”

Siteli u përpoq t’i relativizojë vlerësimet në raport duke gjeneralizuar: 

“Pothuajse te të gjitha mediumet është vërejtur çekulibër në raportim gjatë fushatës.”

Për fat të keq, shumica e mediumeve vazhdojnë me raportimin joetik, duke i injoruar vlerësimet precize të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe atyre vendorë, sa i përket favorizimit partiak dhe çekulibrit në dobi të qeverisë. Kjo do te duhej të ishte shtytje plotësuese për çdo gazetar kritik që ta përmbushë detyrën e tij nga kodeksi etik dhe “Të nxjerrë në shesh veprime joetike të gazetarëve dhe të mediumeve që publikojnë lajme.” (Kodeksi i gazetarëve)

**************************************************************************

Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it:http://macedonia.usaid.gov dhe faqen e USAID-it në Facebook:http://www.facebook.com/USAIDMacedonia

Lajme të ngjashme

Back to top button