Maqedonia në grupin e vendeve me rrezik të lartë nga sëmundjet e zemrës

Dita botërore e shëndetësisë, shtatë prilli, në Maqedoni shënohet me theks në temën për shtypjen e lartë të gjakut. Sipas Organizatës botërore të shëndetësisë, një nga tre persona të rritur në botë kanë shtypje të lartë të gjakut. 

“Qëllimi është të zvogëlohen infarktet duke e ngritur vetëdijen për shtypjen e lartë të gjakut, matjen e rregullt të tij dhe të jetuarit e jetës së shëndoshë – theksoi asistent dr. Shaban Memeti, në konferencën e sotme për shtyp për shënimin e ditës botërore të shëndetësisë.

Në Maqedoni ka përqindje të standardizuar të mortalitetit prej 553 vdekjesh në 100.000 banorë në vitin 2010, kështu që vendi ynë bën pjesë në grupin e vendeve me rrezik të lartë të vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut. Në vitin 2008 janë regjistruar 1 miliardë raste të hipertensionit në botë.

Rreziku nga shtypja e lartë e gjakut mund të zvogëlohet me zvogëlimin e futjes së kripës në organizëm, ushqim të balancuar, shmangien e përdorimit të pakontrolluar të alkoolit, aktivitetet e rregullta fizike, kontrollimin e  peshës trupore dhe mospirjen e duhanit. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button