Zoom do të ofrojë aplikacione të cilat do të integrohen gjatë thirrjeve
Zoom ka vendosur të integrojë aplikacionet e palëve të treta në video konferencat e saj ndërsa përpiqet të mbetet një mjet me popullaritet të lartë në një botë post-pandemike, shkruan Pcworld.al.
Kompania shpreson se me aplikacionet e reja do ti bëjë takimet më ndërvepruese, më produktive dhe pse jo më zbavitëse.
Gjasat janë që Zoom ti mbajë 300 milionë përdoruesit aktivë në ditë ende në platformë ndërsa në sytë e ekspertëve është një përpjekje për të konkurruar me Microsoft Teams.
Aktualisht Zoom ka një dyqan me 1,500 aplikacione po duhet të shkarkohen dhe shtohen në takime veçmas.
Në lançimin e aplikacioneve të palëve të treta 50 prej tyre do të jenë të disponueshme si Asana apo Dot Collector.
Është e paqartë sesa përdorues do të vijojnë të përdorin platformën e Zoom dhe shërbimet e video konferencave pasi bota të ketë hequr kufizimet dhe kriza e Covid-19 të ketë kaluar.
Firma shikoi një rritje pashoq gjatë pandemisë ndërsa këtë vit shitjet pritet të rriten me 40% në mëse 3.7 miliardë dollarë.
Shefi ekzekutiv i Zoom Eric Yuan është i bindur se bota pas pandemisë do të vijojë të mbajë modelin hibrid të punës.
Zoom Apps janë integrime të palëve të treta që do të shfaqen gjatë thirrjeje. Nëse keni versionin më të fundit të Zoom atëherë mund të aksesoni dhe instaloni aplikacionet e reja që shfaqen në një shirit.