Zbulimi i vaksinës së Covid-19 dërgoi në rënie aksionet e kompanive teknologjike
Aksionet e Zoom Video ranë me shpejtësi ditën e Hënë ndërsa u përhapen lajmet për zbulimin e vaksinës së koronavirusit. Aksionet e Zoom ranë me 15% ndërsa të Amazon dhe Netflix me 3.4% dhe 5.4% respektivisht, transmeton pcworld.
Shopify gjithashtu humbi 5.1% të vlerës së aksioneve. Humbjet erdhën pas gjigandi Amerikan i farmaceutikës Pfizer dhe BioNTech raportuan se vaksina e tyre e koronavirusit kishte 90% efikasitet në parandalimin e infektimit.
Kompanitë si Zoom, Amazon, Netflix dhe Shopify kanë qenë fitimtarët e mëdhenj të pandemisë. Aksionet e Zoom janë rritur me 635% ndërsa Amazon dhe Netflix me 79 dhe 59% respektivisht gjatë vitit.
Shopify shikoi aksionet e saj të rriteshin me 162%.
Rritje patën ato aktivitete të cilat do të përfitonin nga rihapja e ekonomive. Banka e Amerikës, JPMorgan Chase, American Airlines shënuan të gjithë rritje masive.