QZhRP: punimet ndërtimore për rehabilitimin e deponisë Rusino janë duke u kryer në përputhje me planin dinamik

Qendra për Zhvillimin e Rajonit Planor të Pollogut (QZhRP) informon se punimet ndërtimore për zbatimin e masave të shpejta për rehabilitimin e deponisë Rusino janë duke u kryer në përputhje me planin dinamik, transmeton Portalb.mk.

Në kumtesën e QZhRP thuhet se deri më tani kanë përfunduar punët përgatitore, është vendosur peshorja për matjen e sasisë së mbeturinave ndërsa në vijim e sipër është ndërtimi i argjinaturave dhe krijimi i sistemit për qarkullimin e ujërave të zeza. Sipas planit dinamik, punimet ndërtimore pritet të përfundojnë në fund të muajit gusht 2021. Me përfundimin e këtij procesi më në fund do të parandalohet degradimi i mjedisit i shkaktuar nga zjarret e pakontrolluara dhe rrjedhja e ujërave të zeza nga mbetjet e depozituara.

Deponia do të menaxhohet nga Ndërmarrja e Përbashkët Publike Rusino/Pollog.

“Procesi i themelimit të kësaj ndërmarrje është përfunduar. Është duke u zhvilluar një procedurë për grumbullimin e detyrimeve financiare që nëntë komunat e Rajonit të Pollogut i kanë marrë si obligim për mbulimin e investimit fillestar, i cili është një parakusht që ndërmarrja të fillojë të punësojë personelin dhe të krijojë një sistem për funksionimin dhe kontrollin e deponisë”, thanë nga QZhRP.

Sipas QZhRP, Komuna e Tetovës, Gostivarit, Bogovinës, Tearcës, Zhelinës dhe Jegunovcës muajin e kaluar i kanë shlyer detyrimet e tyre, ndërsa komunat e Bërvenicës, Vrapçishtit dhe Mavrovës dhe Rostushes ende nuk kanë i kanë transferuar mjetet financiare, e cila në fakt krijon pengesë që ndërmarrja të vazhdojë funksionimin në bazë të programit të planifikuar.

Portalb.mk javën e kaluar raportoi për problemet me mbeturinat dhe krijimin e deponive të egra në rajonin e Pollogut si pasojë e mungesës së deponisë rajonale si dhe për punimet e deponisë “Rusino-Pollog”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button