Shtëpiza e stilit urban

Urban S31 sipas gabariteve mund të futet në klasën tower të shtëpizave me madhësi të mesme (mid tower). Sikurse edhe pjesëtarët tjerë të serisë së shtëpizave Urban, edhe S31 karakterizohet nga dizajni i sofistikuar pa detaje kiçi në kombinim me performansat e shkëlqyera ftohëse.

Shtëpiza e re mund të lavdërohet me tri fole për drajve optike dhe gjashtë fole për disqe (të vendosura në kafaz). Drajvet optike janë të fshehura prapa pllakës prej alumini. Në krye të pjesës së përparme të shtëpizës gjenden konektorët USB (nga dy USB 2.0 dhe USB 3.0) dhe audio, ndërsa në kulm janë tastet për kyçje dhe resetim si dhe led drita e kuqe për punën e hard diskut. Në të njëjtin vend gjendet edhe slloti me konëktorët SATA (data dhe për rrymë), i dedikuar për lidhjen e disqeve 3,5 dhe 2,5 inçësh.

Shtëpiza liferohet me dy ventilatorë 120-milimetrash, ndërsa vjen me variantin me pjesën anash të plotë dhe transparente. Modeli me anën e plotë në brendi ka edhe izolimin zanor që e bën S31 mjaft të qetë në krahasim me shumë shtëpiza tjera.

Urban S31 kushton rreth 80 euro në shitoret evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button