Facebook, 250 milionë njerëz në lojëra çdo muaj

Facebook në konferencën “Game Developers” ka publikuar të dhënat, të cilat konfirmojnë, që Facebook-u është një prej vendeve më të popullarizuara për lojëra të kohëpaskohshme.

Më shumë se 250 milionë përdorues luajnë lojëra përmes Facebook çdo muaj. Edhe programuesve u është dërguar një porosi e qartë, që kjo punë të paguhet, pasi më shumë se 100 lojëra kanë krijuar të ardhura prej më shumë se një milion dollarë për një vit. Gjithsej, programuesit e lojërave kanë ndarë më shumë se 2 miliardë dollarë.

Siç mund të pritej, Facebook ka reaguar pozitivisht për sa i përket integrimit të Facebook-ut në platformat iOS dhe Android. Aplikacionet mobile të Facebook-ut kanë “dërguar” më shumë se 263 milionë “klikime” tek App Store dhe Google Play gjatë shkurtit. Loja po ashtu është një prej elementeve kryesore të dizajnit të ri të timeline, që do të paraqitet së shpejti.

Lajme të ngjashme

Back to top button