Angelina Jolie në Afganistan

Aktorja Angelina Jolie ka hapur një shkollë në Afganistan. Shkolla ka kapacitet për rreth 300 nxënës dhe aktorja shpreson, që kjo të mos jetë shkolla e parë dhe e vetme që ajo hap. 

Angelina Jolie ka në plan të hap edhe më shumë shkolla të tjera, për të cilat ajo do të kujdeset për kompletimin dhe gjithçka tjetër. Paratë për të ndërtuar më shumë shkolla, aktorja do t’i marrë nga shitja e koleksionit të saj të bizhuterive ‘Style of Jolie’, ku 100 përqind nga shitja e tyre do t’i shkojë fondacionit që ka krijuar posaçërisht për fëmijët që ndodhen në vendet në konflikt. 

Jolie është shpërblyer disa herë për punët e saj humanitare dhe vitin e kaluar ka qarë teksa vizitonte një kamp të refugjatëve në Siri. Ajo mbajti një fjalim ku tregonte sesi ndihej për situatën e krijuar në këtë vend duke u shprehur se e gjithë bota është e shqetësuar për vështirësinë në të cilën ata ndodhen. 

Lajme të ngjashme

Back to top button