Sela: Shqiptarët nuk mund ti fitosh me presione policore

Kandidati shqiptar për kryetar të komunës së Strugës, Zaidin Sela, ka reaguar sot përmes një konference për shtyp, ndaj siç tha ai  presioneve që ditëve të fundit organet e policiore kanë filluar të ushtrojnë mbi qytetarët shqiptarë duke tentuar që ti trembin dhe frigojnë në prag të zhvillimit të raundit të dytë zgjedhor në Strugë. 

Ai apeloi tek qytetarët që të ruajnë gjakftohëtsinë, të mos ndihen të frikësuar sepse siç tha ai e drejta do të sfidojë dhe vendimi përfundimtar lidhur me të ardhmene vendit i takon vetëm qytetarit 

” Kjo press konferencë ka për qëllim sensibilizimin edhe njëherë të faktorit të brendshëm dhe të jashtëm, një thirrje publike timen drejtuar përfaqësuesëve të SHBA-së, OSBE-së, që të bëjnë presionet e nevojshme në qeverinë e Maqedonisë, te kryeministri Gruevski dhe te ministrat e VMRO-DPMNE-së, me qëllim ndërprerjen e destabilizimit të situatës që po bëjnë në Strugë. Ditëve të fundit është shtuar në mënyrë shqetësuese presioni që u bëhet qytetarëve të Strugës në lidhje me raundin e dytë të votimeve të 7 Prillit, duke i frikësuar ato, duke i shantazhuar, duke i dënuar në mënyrë që të arrijnë qëllimin e tyre. U bëj apel që të ndalojnë me provokimet e tyre sepse përgjegjës për pasojat që do të ndodhin do të jenë ato. Format e presionit janë nga më të ndryshmet. Kanë nxjerrë jashtë çdolloj kompetence rajonin e policisë në Strugë dhe direkt prej Stacionit të policisë në Ohër, npërmjet policëve rrugorë, ndalojnë taksi, ndalojnë mjete të tjera të qarkullimit dhe u japin dënime të mëdha dhe pastaj u bëjnë presion që të shkojnë të paraqiten atje dhe për vota ti shlyejnë dënimet. Sot pasdite ose nesër, planifikohet që direkt nga MPB-ja të sillen njësi të veçanta të policisë, të cilët do të jenë të shpërndara nëpër Strugë me qëllim frikësimin dhe trembjen e qytetarëve shqiptarë” tha Ziadin Sela.  

Sela gjithashtu, apeloi deri te mërgimtarët shqiptarë që të mobilizohen edhe njëherë, ashtu si më 24 Mars dhe së bashku më 7 Prill të festojnë fitoren e shqiptarëve. Ai përsëriti se tashmë në Strugë është duke u zhvilluar garë kombëtare, ku siç tha ai kjo garë do të fitohet nga shqiptarët e Strugës sepse ato përbëjnë shumicën në këtë qytet dhe atyre ju takon të vendosin për udhëheqësinë e ardhshme të kësaj komune.

 “Në të njëjtën kohë unë ju bëj apel të gjithë qytetarëve, ndoshta ky apel s’është i nevojshëm, sepse shqiptarët dinë ta ruajnë gjakftohtësinë, dinë të rezistojnë. Ju bëj apel gjithë qytetarëve që të mos ndihen të kërcënuar nga ato të cilët realisht janë të kërcënuar. Fuqia është në dorën e popullit dhe populli këtë e ka në dorë me votë në 7 Prill. Apeloj në të njëjtën kohë tek të gjithë diaspora shqiptare, e cila nuk është për momentin në Strugë, që më datë 7 Prill të mobilizohen edhe njëherë, në mënyrë që në Strugë të dalin fitimtarë dhe faqebardhë” tha Sela para mediave. 

Fitorja në Strugë është e pa evitueshme, andaj ju ftoj që më 7 prill në mënyrë demokratike t’ju japim përgjigjen atyre që duan dhe që tentojnë të manipulojnë dhe kërcënojnë qytetarët përfundoi Ziadin Sela prononcimin e tij për media nga qyteti i Strugës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button