BDI kundërpërgjigjet: Rufi Osmani kur do të tërhiqeni nga politika?

Pasi që partia e Rufi Osmanit, RDK, akuzoi sot atë të Ali Ahmetit, BDI për manipulim të rëndë të procesit zgjedhor, kjo e fundit doli me kundërpërgjigje.

“Jemi para jush ta përkujtojmë Rufi Osmanin për një premtim të fuqishëm të dhënë para të gjithë popullit shqiptar, me fjalë të qarta dhe të prera. Në televizionin kombëtar Alsat M, në emisionin Rruga drejt, më 8 dhjetor 2011, Rufi Osmani publikisht ju dha fjalën shqiptarëve dhe u zotua që po që se nuk i merr më tepër se 30.000 vota në këto zgjedhje, ai do të tërhiqet përgjithmonë nga politika. Në këto zgjedhje, e gjithë RDKja, përfshirë votat e Rufi Osmanit, Izet Zeqirit dhe të gjithë kandidatëve për Kryetar dhe Këshilltar në komunat e Maqedonisë, morri vetëm 28.000 vota, ose më pak se sa ka marrë BDI vetëm në qytetin e Shkupit. Ftojmë Rufi Osmanin që të përgjigjët se kur do ta përmbush premtimin e dhënë publikisht para qytetarëve shqiptar?” tha Artan Grubi.

Ai theksoi se edhe përkundër apeleve të shumta për mos ta përça votën shqiptare, Rufi Osmani formoi parti politike dhe doli me prognoza se në zgjedhjet e vitit 2011 do ti fitojë mbi 20 deputet, por i fitoi vetëm 2 dhe kontribuoi në humbjen e së paku 5 deputetëve shqiptar.

“Para zgjedhjeve të 24 marsit, doli me prognozë që do të fitojë që në rrethin e parë, por e humbi atë dhe BDI prin në Gostivar me 11.208 vota ndërsa RDK ka 10.775 vota. Ndërsa në nivel republikan, partia e Rufi Osmani ka 28. 369 kurse Bashkimi Demokratik për Integrim ka 134.690 vota” tha mes tjerash Grubi.

Lajme të ngjashme

Back to top button