Dehari mori detyrën si kryetar komune, flamuri shqiptar u vendos para godinës së saj

Kryetari i ri i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari sot në mënyrë solemne mori zyrtarisht certifikatën për mandatin katërvjeçar nga komisioni komunal zgjedhor. Ai falënderoi të gjithë ata që ia dhanë mbështetjen.

“Unë, nga ky moment, bashkë me administratën komunale të përbashkët do të vazhdojmë punën dhe realizimin e programit tonë komunal… premtimeve që kemi bërë para qytetarëve… që kjo komunë të jetë sa më afër qytetarëve; qytetari të jetë në vendin e parë; dhe ne do ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët si qytetarë të këtij vendi, pa dallim përkatësie etnike, fetare dhe ngjyre”, tha Fatmir Dehari, kryetar i komunës së Kërçovës.

Portalb ua rikujton premtimet e tij për të mos harruar se çfarë duhet të bëjë gjatë këtyre 4 viteve të mandatit të tij.

Nga dita e sotme, në shtizën e flamujve para komunës së Kërçovës, valëvitet edhe flamuri kombëtar shqiptar. Po ashtu tabela e madhe para komunës, është vendosur që dje në dy gjuhë.

Dehari është i pari shqiptar që merr këtë post në Kërçovë, pas më shumë se 70 vjetësh.  

Lajme të ngjashme

Back to top button