RMV, në Tabanoc pritje deri në 45 minuta

Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” shënohet frekuencë e rritur e automjeteve. Në VK “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 45 minuta, ndërsa në VK “Bogorodicë” koha e pritjes për dalje nga vendi është nga 15 deri në 30 minuta, njofton Portalb.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informojnë nga LAMM.

Prej atje theksojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button